E akuzuan për plagjiaturë, ministrja Kushi: Edhe unë jam si gjithë politikanët!

schedule18:19 - 8 Tetor, 2020

schedule 18:19 - 8 Tetor, 2020

Një ditë pasi u zgjodh nga kryeministri Edi Rama si pasuese e Besa Shahinit në drejtimin e Ministrisë së Arsimit, Evis Kushi është akuzuar nga studiuesi Vladimir Kola se punimin e doktoraturës e ka plagjiaturë. Nga Akademia e Shkencave në takimin e parë zyrtar jep këtë përgjigje.

Nuk ka një politikan tashmë që është në pozicione drejtuese që nuk është akuzuar për plagjiaturë. Por ajo që dua të them është se akuza që më është bërë për një nga punët e mia shkencore për një nga artikujt ka kaluar në komisionet e etikës, në bordet përkatëse të revistës ku ajo është botuar dhe ka kaluar filtrat”, është shprehur ministrja.

Kushi  nuk ka një  shifër të saktë të mësuesve të infektuar, por sipas saj situata është nën kontroll.

“Situata është nën kontroll dhe deri më tani nuk kemi mbyllur asnjë shkollë dhe asnjë klasë”, ka thënë Kushi.

Shqipëria sipas raportit të Këshillit Europian rezulton me buxhetin më të ulët  dedikuar kërkimit shkencorë në rajon, ndaj edhe takimi i zhvilluar në Akademinë e Shkencave  kishte në fokus  rishikimin e buxhetit , i cili aktualisht thjesht ishte nje premtim, pasi shifra ministrja nuk ka serish.

Ndërsa si hap të parë që do të  ndërmarrë në arsim është rritja e mesatares për ata që shkojnë në degën e mësuesisë./abcnews.al