Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamborxhia ku një person për shkak yë kafshimit të mushkonjave tashmë është infektuar nga një sëmundje e patrajtueshme.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Bong Thet, 27 vjeç, është i detyruar të tërheqë gjymtyrën e dhimbshme përgjatë tokës ndërsa zhvendoset rreth shtëpisë së tij në provincën Kampong Chhnang.
Ëndrra e dikurshme e të riut ishte që të bëhej futbollist por për shkak të gjendjes që ndodhet tashmë e ka të pamundur një gjë të tillë.
Bong ka thënë për mediat se tumori u zhvillua nga plagë të vogla në këmbë, të cilat prindërit e tij i injoruan sepse menduan se gërvishtjet ishin nga loja jashtë.
Sidoqoftë, gunga të vogla u rritën rreth këmbës dhe e mbuluan plotësisht deri në moshën 12-vjeçare.
Prindërit e tij, të cilët po punonin në një fabrikë aty pranë, nuk ishin në gjendje të përballonin trajtimin mjekësor në vendin e goditur nga varfëria, kështu që gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e viteve./acbnews.al