Aktori i njohur Gabriel Garko pak ditë më parë pranoi publikisht se ishte gay, ndërsa deklarata e tij befasoi jo pak fansat dhe sidomos vajzat.
Pasi tregoi orientimin e tij seksual, gjatë një intervistës në Verissimo, aktori po ashtu zbuloi se kishte filluar një marrëdhënie të re me një mashkull, të cilit nuk preferoi t’ia zbulonte emrin.
“Po takohem me një person, me të cilin shkoj shumë mirë. Është një histori që sapo ka filluar”, tha ai duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.
Mirëpo, mediat italiane kanë zbuluar të dashurin e Gabrelit. Bëhet fjalë për Gaetano Salvi një 23 vjeçar nga Napoli.
Madje ai është fotografuar nën shoqërinë e aktorit dhe duket një djalë mjaft simpatik.
/abcnews.al