Brindizi, goditet grupi që trafikonte drogë/ 2 shqiptarë në pranga

schedule11:26 - 4 Qershor, 2018

schedule 11:26 - 4 Qershor, 2018

Policia italiane ka goditur një grup criminal, që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria dhe Belgjika. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë dhe dy shtetas italianë.

Guardia di Finanza e Brindizit ka goditur një grup kriminal prej 4 personash që merrej me trafikun ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, e cila merrej kryesisht nga shqipëria. Në pranga të agjentëve përfunduan 2 shqiptarë dhe 2 italianë. Ata janë identifikuar si E.L 38 vjeç nga shqipëria, M.M 29 vjeç nga shqipëria, M.A.D 49 vjeç dhe F.E.V 35 vjeç.

Hetimi i quajtur “Bogota”, ka përfshirë në total 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare. Të gjithë janë hetuar për trafik droge. Mes tyre, 10 janë arrestuar më herët në flagrancë në disa operacione të zhvilluara në lokalitetet italiane si Bolzano, Livorno, Leçe dhe Brindizi. Në këto operacione është sekuestruar 600 kilogram marjuanë që vinte nga shqipëria, 21 kilogram hashash, 2 kilogram kokainë dhe 32 kilogramë heroinë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe mjete për transportin e sasive të mëdha të drogës, si skafe, furgona dhe autovetura.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, grupi kriminal e siguronte kokainën në Belgjikë. Ndërsa në bazë të hetimeve është zbuluar se ata kishin mbështetje logjistike edhe nga grupe të tjera kriminale me bazë në Shqipëri. Bandat në vendin tonë bënin të mundur, sipas hetimeve, gjetjen e mjeteve për transportin e drogës dhe skafistët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!