Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli tha të enjten se do të izolohej pasi kishte pasur kontakt me një anëtar të stafit të tij i cili doli pozitiv me COVID-19.
“Kohët e fundit isha në kontakt me një anëtar të stafit tim i cili sot doli pozitiv me COVID-19. Unë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë,” tha Sassoli në Twitter.
“Në përputhje me rregullat, unë do të vetizolom për periudhën e kërkuar për të kryer kontrollet e nevojshme”, shtoi ai. g.v/abcnews.al