Tragjedi në Prizren, dy vëllezër vdesin brenda 3 ditësh nga Covid-19

schedule16:35 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:35 - 8 Tetor, 2020

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Qafleshi në Prizren, pasi brenda tre ditësh dy djemtë e kësaj familje kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.  Vëllezërit Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi 57 dhe 60-vjeç nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar me kryetarin e Dragashit, Shaban Shabani.

 “Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”, tha Shabani.

Ndërkohë, komuna e Dragashit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qafleshi, me rastin e ndarjes nga jeta të dy vëllezërve. “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllezërve nga Bellobradi, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi të prekur nga COVID-19. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerëve, shokëve dhe gjithë qytetarëve. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në ngushëllimin e tyre./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!