Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar mbi 5.800 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar një rekord të ri.
Kjo është shifra e lartë e rasteve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë. Rritja e shpejtë e numrit të rasteve është duke u bërë trysni autoriteteve që të vendosin masa të reja kufizuese.
Holanda është në mesin e vendeve me më së shumti persona të infektuar për 100.000 banorë, ndonëse shifra e viktimave është ende më e ulët se ajo që është shënuar në Belgjikë. /abcnews.al