Gratë përpiqen të duken më të reja dhe arrijnë të krijojnë një pamje të thjeshtë, pavarësisht nga mosha e tyre. Por ka edhe vajza të reja që duken shumë më të mëdha nga sa janë në të vërtetë. Për të shmangur këtë, duhet të kini parasysh disa elementë të rëndësishëm duke filluar nga veshja dhe aksesorët.
Këpucët “Mary Jane”
Këpucë të tilla me një rrip të hollë bën që të dukeni më të vjetër. Gratë që i veshin këto lloje, pretendojnë se janë vërtet të rehatshme, por është më mirë të zgjidhnit këpucë të ngjashme, por pa rripin dhe me një majë më të theksuar.
Trikot e thurura në një mënyrë të komplikuar
Duhet të tregoheni jashtëzakonisht të kujdesshëm me veshjet e thurura. Rrobat e thjeshta të thurura bëjnë që të dukeni mjaft elegantë, por modelet komplekse, duken si të modës së vjetër.
Çanta pa formë
Një çantë e madhe mund ta bëjë një grua të duket më e moshuar. Shmangni modele të tilla dhe zgjidhni forma të thjeshta gjeometrike. Gjithashtu, sigurohuni që të mos zgjidhni çanta me shumë elemente dekorative.
Funde “Godet”
Emily Blunt në 2007 dhe në 2010-ën. Fundet në fotone parë konsiderohen si një stil retro, prandaj gratë që i veshin ato duken gjithmonë më të vjetra se sa janë.
Shalle me dizajne jo-trendi
Shalle të tilla jo vetëm që na ndihmojnë të ndihemi më ngrohtë, por gjithashtu bëjnë të dukemi shumë më të vjetër. Dizajne të tilla duhet të kombinohen me disa rroba të kundërta si stilet minimaliste, ushtarake.
Getat me shumë shkëlqim
Shumë gra të modës të viteve ’90 vishnin geta të tilla. Rekomandohet që getat të jenë sa më të ngjashme me ngjyrën natyrale të lëkurës dhe për më tepër të jenë mat, pa shkëlqim.
Bizhuteri masive
Gjerdanët me gurë të çmuar dhe elementë të tjerë të shumtë e bëjnë një grua të duket shumë më e vjetër se sa është. Nëse një grua e moshuar mban një bizhuteri të tillë, kjo tërhq vëmendje, por vajzat e reja nuk kanë nevojë të veshin bizhuteri të tilla.
Beretat
Në të kaluarën, beretat tregonin elegancë. Në përgjithësi, beretat nuk duken shumë moderne, prandaj shumë gra të moshuara i duan ato.
Bluza “Jabot”
Bluzat e tilla i përkasin së kaluarës dhe duke mitë për një zonjë të moshuar. Vajzat e reja do të duken vetëm më të mëdha dhe të moshuara.
Vetullat e holla
Vetullat e holla nuk janë më në modë, dhe shumica e vajzave e dinë këtë. Por, ka ende disa prej tyre që përpiqen t’i mbajnë vetullat në mënyrë perfekte. Vetullat perfekte nuk ju bëjnë të dukeni më të vjetër, por ato tregojnë se nuk jeni në dijeni të trendeve moderne. Sa më natyrale të duken vetullat tuaja sot, aq më mirë. xh.d/abcnews.al