Policia italiane në La Spezia, ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, i cili duke hyrë nëpërmjet tubacioneve të gazit vodhi një apartament.
Ngjarja e pazakontë është regjistruar rreth 7 vite më parë, në fund të vitit 2013, kur shqiptari me dy bashkëpunëtorë përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro, raportojnë mediat italiane.
Policia kishte arritur që më parë të arrestonte dy bashkëpunëtorët, por shqiptarin nuk e kishin arrestuar.
Ndërkohë 37-vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar në mungesë me 4 vite heqje lirie./abcnews.al/



