Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani verën e ardhshme me parametra zero. Kontrata i përfundon dhe në kampin kuqezi po mendojnë të nisin direkt bisedimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. Deri më tani raportohet se sinjalet nuk janë pozitive.
Turku përfiton aktualisht përfiton 2.5 milion euro në sezon dhe me paraqitjet e bëra ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme në Itali dhe jashtë saj. Menaxheri i mesfushorit, Gordon Stepic pret që Milani të ofrojë rritje page për klientin e tij dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal.
Dy klube janë gati të përfitojnë nga kjo situatë. Një prej tyre është Juventusi kampion i Italisë, kurse klubi tjetër është Atletico Madrid. Ato do të shohin se di do të shkojnë bisedimet për rinovimin dhe nëse vënë re se Milani nuk e bind, atëherë do tentojnë ta marrin në janar, ose falas verën e ardhshme. /abcnews.al