Bella Hadid ndryshon look, sjell trendin e ri të flokëve për vitin 2020

schedule12:07 - 8 Tetor, 2020

schedule 12:07 - 8 Tetor, 2020

Është padyshim një ndër modelet më influencuese në botë, dhe stili i saj mbetet frymëzim për të gjithë. Supermodelja Bella Hadid u shfaq me një model të ri flokësh me baluke, një prerje që është kthyer tashmë në trend në TikTok.

Ky është një model i përshtatshëm për ato që mërziten shpejt me një model, dhe një opsion perfekt për këdo që ka dashur gjithmonë të provojë baluket, por duke kursyer edhe pak kohë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid) on

Modelja u shfaq me look-un e ri vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të 24-të. Hadid gjithashtu ndryshoi ngjyrën e flokëve duke zgjedhur një nuancë më të hapur, duke sjellë kështu një stil të frymëzuar nga vitet ’90.

Shumë personazhe të famshëm janë frymëzuar për këto vite, duke rikrijuar trendet e modës dhe bukurisë, dhe si duket dhe Hadid nuk bën përjashtim. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!