Republika Çeke raportoi një rekord prej 5,335 rastesh të reja, ndërsa Gjermania raportoi më shumë se 4,052 raste, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Disa vende tjera europiane kanë shprehur shqetësime për rritjen e rasteve të reja me COVID-19. Republika Çeke me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar një rritje të shifrave të infektuarve në dy javët e fundit.
Gjermania paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj pandemisë pasi rastet e regjistruara me 8 tetor janë gati dyfish më të larta se ajo e një dite më parë.
Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe fillim të prillit, Gjermania ka raportuar më shumë se 6.000 raste të reja në ditë. Më pas numri i rasteve të reja filloi të shënojë ulje të ndjeshme. Por, situata ndryshoi përsëri në korrik. Numri i viktimave në Republikën Çeke u rrit në 829 më 7 tetor, ndërsa Gjermania arriti në shifrën 9,571.
Italia, e cila po ndërmerr hapa për të mbajtur situatën nën kontroll, e bëri të detyrueshme vendosjen e maskave në ambientet e hapura dhe vendosi gjoba deri në 1,000 euro për ata që shkelin masat.
Vendi, i cili u godit rëndë në fillim të pandemisë, po përballet me një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve që nga fillimi i gushtit, por shkalla e përgjithshme është aktualisht ndër më të ulëtat në Europë./abcnews.al