Surprizojnë demokratët e Korçës, “djegin” Balliun dhe Hoxhallin, testin e kalon vetëm Salianji

schedule21:25 - 7 Tetor, 2020

schedule 21:25 - 7 Tetor, 2020

Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës votoi sot për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e listave për 25 prillin.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se demokratët me votat e tyre kanë përjashtuar nga lista, ish-deputetin Hekuran Hoxhalli.

Hoxhalli ishte në listën e Devollit. Më herët, abcnews.al raportoi se nga lista e Pogradecit u eliminua një nga figurat më aktive të PD, Klevis Balliu, si dhe ish-kryebashkiaku, Eduard Kapri.

LEXO EDHE: Gara në PD, demokratët në Pogradec nxjerrin jashtë listës Klevis Balliun dhe ish-kryebashkiakun

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2017 PD mori 4 mandate në qarkun e Korçës. Prej tyre Valentina Duka pas djegies se mandateve nga opozita në vitin 2019 deklaroi largimin nga politika.

Ndërsa sot demokratët përmes votës larguan dy prej ish-deputetëve Klevis Balliun në degën e Pogradecit dhe ish-deputetin Hekuran Hoxholli në degën e Devollit.

Kështu, nga lista e PD në 2017 ka kaluar testin e anëtarësisë vetëm ish-deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit në votimin e sotëm mori 28 vota kundër, por u kualifikua.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!