Gjuzi: Rama rriti pagat e mjekëve në prag të zgjedhjeve, do “shpërblehet” si Gruevski

schedule18:59 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:59 - 7 Tetor, 2020

Deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lërë përgatitjen e zgjedhjeve në dorë të akademikëve. Ai tha se në 7 vite nuk është bërë asnjë ndryshim në pagat e mjekëve, ndërkohë që rritja erdhi pikërisht pak muajve para zgjedhjeve.

“Zonja Luljeta Përbasha, këngëtare ish-drejtore e Qendrës së Kulturë në Mirditë sot është në gjendje të mirë. Këtë ka bërë qeveria. Doli Rama dhe tha do i rris pagat mjekëve. Nuk i ka rritur në 7 vite po i rrit tani se po vijnë zgjedhjet por do marrë aq sa mori Gruevski. Ju e dini zoti kryeministër.

I thoni se do i jepni 17 mln euro pallat buzë detit. Rruga Durrës-Shijak dhe rruga në dalje të autostradës deri në Fushë-Krujë sjell viktima. Ju nuk keni bërë asgjë, vetëm se keni vjedhur me PPP. Mesatarja e jetëgjatësisë së meshkujve është 79 vjeç. Çfarë do bësh edhe 24 vjet. Të del pensioni. Zoti kryeministër të bëj ftesë të lësh vendin dhe t’ia japësh akademikëve për të bërë zgjedhjet. Jepja lejet e drejtimit drejtueseve të mjeteve që u ndëshkuan gjatë pandemisë. I bëj thirrje opozitës të bëhemi bashkë dhe ta largojmë këtë bandë hajdutësh”, tha Gjuzi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!