Deputeti “xhentëllmen” në Kuvend me fjalimin me shkrim dore

schedule17:34 - 7 Tetor, 2020

schedule 17:34 - 7 Tetor, 2020

Deputeti Kostaq Papa ka befasuar ditën e sotme në Kuvend. Ai është shfaqur me një fjalim të përgatitur në një letër me shkrim dore.

Deputeti i qëndroi “besnik” citimeve të mbajtura shënim rreth paketës ligjore për ndërtimet me shkelje të kritereve ligjore dhe për asnjë moment gjatë fjalës së tij nuk i ngriti sytë lart.

“Shohim një zvogëlim të numrit të shtëpive të vogla. Në qytetet e mëdha kemi shumë ndërtime gjithandej. Në Tiranë është kaluar koefiçenti i ndërtimit. Ky ligj ka për synim të vërë nën kontroll situatën kaotike. Kontrata shprehet si një mbulim i mosrespektimit të legjislacionit”, tha ndër të tjera Kostaq Papa./mv. abcnews.al