Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partia e Marine Le Pen do të quhet Bashkimi Kombëtar

schedule09:23 - 3 Qershor, 2018

schedule 09:23 - 3 Qershor, 2018

Marin Le Pen, liderja e Frontit Kombëtar në Francë, deklaroi se partia e saj do të ndryshojë emër dhe do t’i nënshtrohet një metamorfoze gjithëpërfshirëse. Synimi është gjetja e aleatëve të rinj për të fituar zgjedhjet presidenciale të ardhshme në pranverën e vitit 2022.

Partia franceze e së djathtës, Fronti Kombëtar e Marin Le Pen është gati për të ndryshuar emrin në Bashkimi Kombëtar.

Duke zgjehdur të citojë fjalët e filozofit latin Seneka: “Asgjë nuk është e përjetshme dhe shumë pak gjëra zgjasin”, Marin Le Pen konfirmoi se do të hapë një faqe të re duke nisur një metamorfozë gjithëpërfshirëse të partisë



Pas humbjes elektorale në balotazh mes lideres së të djathtës Marin Le Pen dhe presidentit aktual Emanuel Macron në 7 Maj të një viti më parë, Fronti Kombëtar vendosi se dhe për partinë është moment për të ndryshuar

Dhe i pari që do të ndryshojë është emri, me propozimin e Marin Le Pen, e cila do të japë mesazhin se partia e saj do të lërë prapa të kaluarën raciste dhe anti-semite, në kërkim të aleatëve për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale në pranverën e vitit 2022.

Por pavarësisht këtij ndryshimi emblemë do të jetë e njëjta, një flakë, logo e vendosur që në krijimin e partisë në 1972-shin. Një logo e frymëzuar nga Lëvizja Sociale italiane e Girogio Almirante e krijuar në vitin 1946 me ndihmën e ish-liderëve fashistë.

Por jo të gjithë mbështetësit e Le Pen janë dakord me këtë ndryshim. Në një sondazh të kryer në vjeshtën e një viti më parë vetëm 48 për qind e aktivistëve ishin dakord për ndryshimin e emrit, dhe pothuajse asnjeri nuk pranonte ndyshimin e emblemës. Kjo, pasi sipas tyre, flaka është një simbol identifikimi i partisë dhe simbol i shpirtit luftarak.

Por pavarësisht çdo gjëje, linja e partisë do të jetë e njëjta, konservatore nacionaliste e orientuar nga e djathta. Të paktën ky është premtimi i Le Pen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!