Gjuzi revoltohet me Ruçin: Keni shkelur rregulloren e Kuvendit

schedule16:28 - 7 Tetor, 2020

schedule 16:28 - 7 Tetor, 2020

Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se ka shkelur rregulloren e Kuvendit duke i hequr kohën e fjalës. Gjuzi kërkoi që koha e mbajtur nga seanca e shkuar t’i kompensohet ditën e sotme.

“Në pikën e fundit të rendit të ditës ju më hoqët dy minutat. Pse e shkelni rregulloren e Kuvendit. Ato dy minuta që kisha herës tjetër dua që të m’i jepni sot se kam shumë për të diskutuar”, tha Gjuzi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!