Vendi fqinj, klubi vëllazëror dhe në fund vëllezërit e përfaqësueses së Kosovës. 50 minuta kohë që tifozët e Tiranës dhe jo vetëm të vërshonin në komente në “Facebook” e “Instagram”.
Në rrethin e tifozëve të quash Kosovën vend fqinj përbën absurditet dhe ata nuk kanë përtuar të bëjnë komente nga më të ndryshmet, ndërkohë që zyra e shtypit te Tirana ka pasur një punë të vështirë për të bërë: të fshinte komentet.
Kosova, nga vend fqinj u kthye në klub vëllazëror. Gabim sërish dhe më pas kthjellohen: vëllezërit e përfaqësueses së Kosovës, ishte emërtimi i fundit.
Në “Instagram” ka qenë më e lehtë, teksa askush nuk mund të komentojë. Ata që do e bëjnë në “Facebook”, me siguri pak sekonda do e shohin komentin e tyre. Gjithmonë nëse kritikojnë. / abcnews.al