Pushues të shumtë, pjesa më e madhe e tyre nga Kosova, kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit për të pushuar. Ata thonë për ABC News se janë të kënaqur me kushtet, por duhet të ishte bërë akoma më shumë punë për pastërtinë përgjatë vijës bregdetare.
Shëngjini ka nisur të frekuentohet masivisht nga pushuesit.
Fluksi i lartë i qytetarëve që i drejtohen kësaj zone turistike vihet re që në rrugen hyrëse.
Nuk janë vetëm pushues ditor, por ka edhe nga ata të cilët janë akomoduar për të kaluar pushimet verore. Per ta Shëngjini i ka përmbushur pritshmeritë.
“Është shumë mirë, që nga pastërtia, ambjenti”.
“Mua më pëlqen shumë Shëngjini”
Problem mbetet vetëm pastërtia e cila nuk është në nivelin e duhur.
“Pastërtia të jetë në nivel më të madh”
Shëngjini është më i preferuari për shtetasit nga Kosova. Ndërsa bashkia Lezhë premton se do të ketë më tepër vëmendje ndaj kësaj zone turistike për të ofruar shërbime gjate sezonit të verës. /abcnews.al