Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump, se koronavirusi është po aq vdekjeprurës sa gripi, raporton NBC.
Ai nuk hezitoi të shpjegojë dallimin mes tyre, duke theksuar se simptomat e koronavirusit dhe gripit janë të ngjashme, por dëmi që shkakton koronavirusi në organizëm është totalisht ndryshe nga dëmi që shkakton gripi.
“Nuk është e vërtetë që koronavirusi është po aq vdekjeprurës sa gripi. Kanë simptoma të ngjashme, por gripi nuk mund t’ju dëmtojë sa koronavirusi”, ka shtuar Fauci.
Trump foli nga spitali të hënën pas tre ditësh i shtruar. Ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Kujtojmë që SHBA-ja ka konfirmuar mbi 210 mijë viktima nga Covid-19 që nga shpërthimi i pandemisë. /abcnews.al