Të gjithë preferojmë që në ditët e nxehta të pimë kanaçe të ndryshme me pije, sidomos kur ato janë të ftohta.
Mirëpo, askush nuk e di rrezikun që i kanoset nëse harroni të pastroni kapakun. Mund të jeni duke pirë insekte ose mbeturina pa e kuptuar as vetë apo edhe detaje të tjera që mund t’i zbuloni më poshtë.
-Mallrat e konservuara mund të kenë qenë në kontakt me pluhurin dhe papastërtitë e mjedisit. Nuk rekomandohet të përdorni asgjë nga kanaçe me pluhur sepse këto pluhura mund të jenë plot me mikroorganizma përgjegjës për sëmundjen.
-Për shembull, këto baktere mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, madje edhe të vjella tek njerëzit.
-Insektet mund të përdorin kanaçet për të hedhur vezët ose jashtëqitjet e tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këto insekte janë bartësit më të zakonshëm të sëmundjeve të tilla si dizenteria, gastroenteriti, diarreja, ethet e tifos, gangrena dhe lebra.
Mënyra më e mirë për të shmangur këto sëmundje është të lani kutitë me ujë dhe sapun para se t’i hapni.
-Mbetjet e kafshëve ose insekteve mund të bien mbi ushqimin tuaj. Kapakët e kutive mund të përmbajnë gjurmë të insekteve të vogla si mizat, merimangat ose buburrecat. Nëse nuk e pastroni kapakun, ata mund të bien në ushqimin tuaj pa e vërejtur ju.
-Përveç kësaj, disa insekte të tilla si mizat janë bartëse të më shumë se 60 sëmundjeve, duke përfshirë ethet e tifos, kolera dhe poliomieliti.
l.k/abcnews.al