Dita e djeshme, në familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë festë.
Djali i tij, Kajan ka pasur ditëlindjen dhe ka mbushur dy vite.
Ka qenë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa që e ka uruar publikisht të birin. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto krah kryebashkiakut dhe me të birin në krahë duke e përqafuar dhe puthur atë.
“Dy udhëtime të plota rreth diellit”, ka shkruar Ajola në postim.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar Kajanit vetëm ditë të lumtura. l.k/abcnews.al