Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimet te Milani, situata me Donnarumma e Calhanoglu

schedule09:19 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:19 - 7 Tetor, 2020

Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma janë në planet e Milanit dhe tashmë drejtuesit do të duhet të bindin menaxherët e tyre për të nënshkruar kontratat e reja me dy titullarët e kuqezinjtë. Marrëveshjet aktuale i kanë deri më 30 qershor të vitit 2021.

Milani kurrsesi nuk mund t’i humbasë ata me parametra zero, ndërkohë që ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar. Donnarumma është i lidhur me klubin italian dhe sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” ngërçi i vetëm është klauzola e largimit.

Mino Raiola është në pritje të nisjes së bisedimeve dhe besohet se rinovimi do të vijë së shpejti. Optimizëm edhe për Calhanoglu, të cilin thuhet se marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2024 dhe turku do të përfitojë 3 milion euro në sezon, plus do të përfshihen edhe bonuse të tjera në marrëveshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!