EMRAT/ Prokuroria urdhëroi arrestimin e 6 zyrtarëve të AKBN-së, cilët janë të akuzuarit

schedule09:05 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:05 - 7 Tetor, 2020

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Deri më tani janë arrestuar pesë zyrtarë, një prej të cilëve ndodhet në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.

LEXO edhe: 6 të akuzuarit në AKBN, mbi 1 milion dollarë dëm ndaj shtetit, si u “arratis” ish-drejtori i OST

Abcnews.al ka mësuar emrat e personave të arrestuar, ata janë:

-Denis  Durrsi

-Qani Hoxhaj

-Simon Marku

-Arben Doda

-Naim Kasa

Ndërkohë mësohet se në arrest shtëpie është lënë Rezarta Sulejmani ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nuk dihet ende se çfarë shkeljesh konkretisht ka konkluduar prokuroria në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN)  e cila mbron dhe administron interesat e shtetit shqiptar në fushat hidrokarbure, minerare dhe energjetike.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!