Gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë humbur jetën nga Covid, duke e çuar në 403 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sipas Ministrisë me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me Covid 158 raste të reja duke e çuar në 14,568 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu janë 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 158
Të shëruar ne 24 orë 140
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 905
Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568
Raste të shëruara 8,965
Raste Aktive 5,200
Humbje jete 403
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Pesha 121
Dibër 80
Gjirokastër 56. e.su./abcnews.al