Studimi: Peshqit luftojnë depresionin tek gratë

schedule14:27 - 6 Tetor, 2020

schedule 14:27 - 6 Tetor, 2020

Kohët e fundit janë rritur edhe më shumë zgjedhjet për peshk dhe prodhime deti. Kjo mund të jetë shumë e mirë jo vetëm për dietën tuaj, por edhe për shëndetin tuaj mendor.

Një studim i ri zbulon se ngrënia e peshkut të paktën dy herë në javë zvogëlon rrezikun e depresionit me 25%, por vetëm tek gratë.

Studimi, i kryer në Institutin Kërkimor Menzies në Tanzani dhe botuar në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë, ka shikuar më shumë se 1,400 burra dhe gra të moshave nga 26 deri në 36 vjeç për një periudhë pesë-vjeçare. Ata arritën në përfundimin se nivelet e larta të yndyrnave omega-3 në kombinim me estrogjenin dhe progesteronin e prodhuar nga hormonet femërore ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë.

Studiuesit morën seriozisht faktorë të tillë si pirja e duhanit, pesha, ushtrimet fizike, konsumimi i alkoolit, arsimi dhe statusi i punës së pjesëmarrësve. Në të gjitha rastet, ata zbuluan se ekzistonte një lidhje serioze midis ngrënies së peshkut dhe shfaqjes së depresionit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!