Shqipëria U21 nuk do të luajë kundër Sllovenisë, për shkak se tek ekipi kundërshtar janë konfirmuar futbollistë të prekur nga COVID-19. Kjo ndeshje u anulua dhe me 8 tetor kuqezinjtë përballen me Apoloninë, kurse dy ditë më pas me Tiranën.
Në listën fillestarë të futbollistëve që trajneri Alban Bushi ka ftuar ka ndryshime. Portieri Gentian Selmani është larguar dhe i është bashkuar ekipit të parë. Etrit Berisha nuk është lejuar nga klubi i tij të fluturojë drejt Shqipërisë, kurse Thomas Strakosha është i dëmtuar.
Momentalisht te Shqipëria U21 nuk ka një tjetër portier të afruar, ndërkohë që risia është në mesfushë. Bushi ka ftuar nga Kastriotin mesfushorin Arbër Basha, i cili ishte në listën e pritjes dhe ka qenë edhe në të shkuarën pjesë e Shpresave kuqezi. Kjo lëvizje konfirmohet nga klubi i Kastriotit përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al