Moti i nxehtë me diell që na ka shoqëruar deri në ditët e para të tetorit, pritet të ndryshojë ditët në vijim. Dita e martë dhe e mërkurë, sipas parashikimit të meteorologëve grekë, priten të jenë me reshje shiu. Nesër pritet të largohen edhe rrymat ajrore nga Afrika, të cilat kanë ngritur temperaturat në mënyrë të pazakontë për periudhën.
Nga e enjtja temperaturat do të zbresin në vlerat normale të stinës së vjeshtës.
/abcnews.al