Kandidati demokrat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial me Donald Trump, vetëm nëse ekspertët e shëndetësisë e miratojnë.
Ai ka shtuar se do të jetë pjesë e debatit, i planifikuar javën e ardhshme, nëse do respektohet distanca e duhur.
“Nëse ekspertët shëndetësorë thonë se është e sigurt atëherë do të jem pjesë e debatit. Unë do të bëj çdo gjë që ekspertët miratojnë”, ka deklaruar Biden, i cili rezultoi negativ në testin e koronavirusit gjatë fundjavës.
Biden nuk pranoi të komentonte mbi daljen e Trump nga Walter Reed të dielën për të përshëndetur mbështetësit e tij. Ai gjithashtu nuk donte të komentonte rreth shëndetit të Trump, duke thënë se “ mjekët e dinë çdo gjë më mirë”.
Debati i ardhshëm presidencial do të mbahet në 15 Tetor./abcnews.al