Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:50 - 6 Tetor, 2020

schedule 07:50 - 6 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb vendi do të shoqërohet me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu.

Në zonat veriore herë pas here do të shfaqen në formë shtrëngatash.

Këto kushte atmosferike mbeten prezente deri në orët e vona të pasdites, kur moti pritet të përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura shoqëruar më shira herë pas here në formë shtrëngatash dominojnë gjatë paradites në territorin e Kosovës.

Pasditja sjellë më pak reshje dhe do të kemi alternime kthjellimesh.

Maqedonia e Veriut

Mbetet me vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu deri në mesditë kur moti përmirësohet përkohësisht në të gjithë MV. Shirat rikthehen sërish gjatë natës.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Jugore vijon me vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Po ashtu qendra dhe Veriu i Evropës mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm.

Ndërsa Gadishulli Iberike dhe Evropa Lindore mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!