Thaçi: Tani është momenti i jashtëzakonshëm për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

schedule23:49 - 5 Tetor, 2020

schedule 23:49 - 5 Tetor, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh pas takimit me të dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak se pas paktit të Uashingtonit është arritur një mundësi për marrëveshjen finale Prishtinë-Beograd.

Pas arritjes së marrëveshjes historike për normalizim ekonomik, më 4 shtator në Uashington, është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jam mirënjohës për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së në këtë proces. Roli i SHBA-së mbetet vendimtar edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe njohje reciproke.

Në këtë aspekt, ne gjithashtu i çmojmë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për arritjen e marrëveshjes finale.  Në një takim në Bruksel, nga z. Lajçak u informova për qëllimin e lehtësuesit që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje finale, që nënkupton njohje reciproke. Prandaj, kërkohet që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të punojnë bashkarisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes” tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!