Ahmetaj: Kemi hapur mbi 240 mijë vende të reja pune

schedule12:15 - 1 Qershor, 2018

schedule 12:15 - 1 Qershor, 2018

Mbi 240 mijë vende të jera pune janë hapur nën qeverisjen e partisë Socialistë. Shifrat i publikoi në konferencën për punësimin ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Kur morëm detyrën, biorderoja në tatime numëronte rreth 425-430 të punësuar. Sot që flasim janë 667 mijë të punësuar. Janë mbi 240 mijë vende të reja pune si rezultat i zhvillimit ekonomik, i numrit të rritjes së vendeve të punës dhe të formalizimit. Për herë të parë në vitin 2017, punësimi në sektorin jobujqësor kaloi sektorin bujqësor. Është lëvizje cilësore në formacionin e punësimit në Republikën e Shqipërisë. Po referuar raportit të Bankës Bortërore që iu referua dhe kryeministri, Shqipëria është një nga vendet me punësim më të lartë të nivelit të forcës së punës, po kap nivelin 60%. Papunësia është në nivelin më të ulët të 10 viteve. Në tre-mujorin de fundit të 2017-s shkoi në nivelin e 13.4%, tha ministri Ahmetaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!