Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmin e ka ndarë vetë Thaçi me anë të një statusi në rrjetet sociale . Ai shprehet se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe se Kosova e Serbia duhet të arrijnë në marrëveshjen finale.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale.
Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces. Unë nuk mund të pajtohem më shumë”, shkruan Thaçi./mv. abcnews.al