Deklaratat e zyrtarëve serbë, Thaçi: Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe përpjekjet për pajtim

schedule18:48 - 5 Tetor, 2020

schedule 18:48 - 5 Tetor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e bëra nga zyrtarët serbë Ivica Dacic dhe Aleksandar Vulin. Thaçi thotë se këto deklarata janë provë se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Ai i cilëson ato veprime që minojnë dialogun dhe përpjekjet e përbashkëta për pajtim.

“Deklarata fyese të Dacic & Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, shkruan ai./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!