Bayern Munchen nuk ka qëndruar pasiv në ditën e fundit të merkatos dhe ka afruar mbrojtësin Bouna Sarr. 28-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë dhe iu ka kushtuar bavarezëve 10 milion euro. Tek ekipi i Marseille, Bouna Sarr ishte titullar stabël, por te Bayern, pritet të jetë zëvendësuesi i Benjamin Pavard.
Bayern kërkoi medoemos Sergino Dest, por me holandezin që iu bashkua Barcelonës, hodhën sytë nga 28-vjeçari francez, i cili sot ka firmosur dhe iu është bashkuar kampionëve të Gjermanisë dhe Europës./abcnews.al
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) October 5, 2020