Bayern Munich ka bërë një tjetër lëvizje në merkato. Drejtuesit e panë të arsyeshme të afronin në skuadër një sulmues me eksperiencë, i cili të jetë gati për të zëvendësuar polakun Roberto Lewandowski.
Eric Maxim Choupo-Moting ka nënshkruar me kampionët e Gjermanisë dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Hans Flick. Afrikani me pasaportë gjermane u largua pas dy vitesh nga PSG dhe me bavarezët firmos si lojtar i lirë.
31-vjeçar më parë ka luajtur në Premier League me Stoke City, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Gjermani. Më shumti është aktivizuar me Hamnurger SV, për të veshur më pas edhe fanellën e Nurnberg, Mainz 05 dhe Schalke 04. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CF9sioFpBUl/?igshid=f6c996zza1ew