Duke folur nga Parlamenti ku pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryeministri Rama është shprehur ndër të tjera se partitë e vogla nuk i kanë sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë.
Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se partitë e vogla janë grupe interesi, që kanë shqyer më shumë se çdo parti tjetër, se edhe vetë PS, plaçkën shtet.
Kryeministri u shpreh:
“Çfarë kërkoni nga ne ju, cfarë e dini ju Partinë Socialiste? Shërbëtore tuaj apo të atyre jashtë? Ne jemi këtu për t’i shërbyer atyre që na kanë zgjedhur. Jo se ne jemi të rënë nga qielli jo se ne nuk kemi të ,metat tona por se ky popull nuk është budalla. Cdo individ që derdh këtë gjuhë është i destinuar që nga ky popull të marrë dënimin.
Duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat, nuk merrni vota as me lista të hapura dhe as me lista të mbyllura sepse i kujtoni shqiptarët budallenj. Nuk keni shans të konkurroni partinë socialiste. Listat janë të hapura. Në emrin tuaj flet lartmadhënia e tij dhe unë e dëgjoj me shumë respekt. Nuk mbaj përgjegjësi për iluzionet tuaja, unë mbaj përgjegjësi për standardin që ka ligjoi.
Ne nuk kemi shpikur asnjë model. Çdokush që do hyjë në listë ka mundësinë të zgjidhet dhe patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as partia demokratike, nuk është asnjë fugon i shpikur dhe asnjë tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD. PS është familje politike ku ka rregulla. Ka për detyrë të rednisë të gjithë skuadrën e vet bashkë me rezervat.
Çdo lojtar që është në fushë dhe nuk merr votat del në stol. Shpk për të lëshuar deri viktimat e OFL që kontaktohen në skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. Forcat që ushtrojnë presion mbi komunitetet që të turren si çakej nëpër zona ti harroni ju dhe kushdo tjetër ti harrojë edhe Ilir Meta. Ilir meta që del edhe flet në emër të Kushtetutës dhe shqiptarëve me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL por nuk i shkon me PS.
Nga kush do marrë kosto personale, nga kush, me cilat mjete të dhunshme, apo me ato armët që do rrëmbeheshin në 2017. Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe ta kthejnë pastaj në degë thesari të atij që ka vulën por fakti që kanë qenë të tilla deri sot nuk do të thotë që nuk pengohen.” /abcnews.al/