Goditja e Milanit në mbrojtje, arrihet akordi me talentin francez

schedule12:58 - 5 Tetor, 2020

schedule 12:58 - 5 Tetor, 2020

Mbrojtësi i Strasbourg, Mohamed Simakan, është shumë pranë kalimit tek Milani. Sipas raportimit të “RMC Sport”, klubi kuqezi ka gjetur akordin me lojtarin dhe tashmë po punon për të finalizuar marrëveshjen në këtë ditë të fundit të merkatos.

Burime pranë RMC Sport kanë kontaktuar agjentin e 20-vjeçarit, i cili ka konfirmuar se ka një marrëveshje mes klientit të tij dhe “Djallit”. Gjithashtu ai shton se Simakan është shumë i lumtur që do të transferohet në “San Siro” dhe marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.

Pritet që francezi të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë. Kujtojmë që Milani nuk është i vetëm në garë për shërbimet e mbrojtësit, pasi edhe Atalanta dhe Stade Rennais kanë shfaqur interes për të. Kartoni i lojtarit kushton plot 20 milionë euro dhe drejtuesit e Milanit janë gati t’i paguajnë ato. /abcnews.al