Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend theksoi se opozita nuk ka çfarë i sjell më këtij vendi.
Ndërsa iu përgjigj deputetes Rudina Hajdari, ajo theksoi se gjatë këtyre viteve janë përballur me sjellje fëmijërore nga opozita jashtëparlamentare.
“Ja shembulli më i qartë se sa më fort të bërtasësh aq më pak dëgjohesh. Nuk ka shembull më të qartë, Ne shpresonin që të tillë sjellje ta kishim lënë pas me ata që dolën. O diskutojmë këtu sikur jemi në një proces normal dhe po votojmë Kodin Zgjedhor.
Në këto 4 vite në jemi përballur me këtë sjellje fëmijërore (opozita jashtëparlametare). Kjo do të jetë e para dhe fundit herë që në diskutojmë në tryeza të tilla.
E kanë bërë shprehi ata që sa herë që duan të përfitojnë diçka nga sistemi shantazhojnë me protesta zhurmë molotov dhe u tha që kjo sallë i ka shkaktuar.
Jo moj zonjë kjo foltore nuk flet. I ka bërë me emër dhe mbiemër baca iu partisë tuaj, z. Sali Berisha. Ka emër persona që ka shkaktuar trauma të tilla. Opozita nuk ka çfarë i jep këtij vendi.
Në këto ndryshim e që bo bëjmë në kod kemi respektuar vendimin për ndryshimet kushtetuese duke i sjellë në Kodin Zgjedhor në një sistem që bën bashkë vullnetin e Partive Politike”, tha Spiropali.
/abcnews.al/