Vrasje mafioze në Greqi, persona të maskuar eliminojnë “Apashin”

schedule09:29 - 5 Tetor, 2020

schedule 09:29 - 5 Tetor, 2020

Një vrasje mafioze ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë, ku persona ende të paidentifikuar ekzekutuan një personazh të njohur të “nëntokës”.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Evangelos Pallis, i njohur ndryshe edhe si “Apashi”, i cili është dënuar të paktën dy herë për vrasje dhe që ka luajtur një rol të rendësishëm në kryengritjet në burgjet greke gjatë viteve 2000.

“Apashi” njihet si personazh që merrte porosi për vrasje me pagesë të emrave të njohur të krimit në Greqi, raporton abcnews.al.

Ai u gjet i mbuluar në gjak nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan policinë dhe autoambulancën.

Vrasja e tij me tre plumba ndodhi dy vite pasi ishte liruar nga burgu.

Palis u dënua me burgim për dy vrasje me porosi. Njëra nga vrasjet u krye në vitin 1995 dhe tjera në vitin 2002. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!