VIDEO/ Rama shfaqet papritur “live”, u përgjigjet qytetarëve: Nuk kemi paketë tjetër ekonomike

schedule18:41 - 4 Tetor, 2020

schedule 18:41 - 4 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij Pyet Edi Ramën, u është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve në faqen e tij në facebook.

Rama i është përgjigjur pyetjeve që kishin lidhje me heqjen e taksës e cila sipas qytetarëve dhe vetë kryeministrit ka sjellë lehtësime në punën e tyre.

Sipas tij heqja e taksës dhe TVSH për biznesin e vogël do të jetë në fuqi deri në vitin 2029.

“Kemi bërë çfarë kemi mundur por të lutem të kuptoni që ne ndërkohë duhet të përballojmë jo vetëm pasojat e mbylljes së përgjithshme por edhe pasoja e një tërmeti me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit.

Mendoj që po i përballojmë me dinjitet dhe do kthejmë çdo familje në strehë, ashtu edhe nxënësit, mësuesit në shkollat e tyre. Vendimi nuk është për fushatë, është vendim i miratuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe të gjithë ata si ti që ndërtojnë jetën  me ndershmëri dhe punojnë me ndershmëri, ai ligj do jetë në fuqi deri në 2029 dhe ju nuk do paguani TVSH.

Kjo është një fjalë e mbajtur dhe e ligjëruar, taksat për ju do jenë zero, për sa më takon deri në vitin 2029″, tha Rama.

Ndërsa për sa i përket një pakete të tretë si ndihme ekonomike, Kryeministri tha se nuk është parashikuar një gjë e tillë.

“Nuk kemi parashikuar një paketë të tretë nëse do duhet të mbyllemi përsëri për shkak të epidemisë. Ki besim se gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është përpara nesh”, tha Kryeministri.

Ndërkohë që kryeministri bëri të ditur se për të evituar abuzimet e ndryshme të tatimorëve të cilët kryejnë kontrolle fizike pranë bizneseve, do të futen transaksionet online që të evitohet kontakti fizik i tatimorëve dhe abuzimi me bizneset.

“Heqja e taksës për ju dhe të gjithë ata që punojnë fort, heqja përfundimtare nga qafa juaj e të gjithë grupeve të atyre që vijnë për të bërë detyrën e shtetit por fatkeqësisht vijnë aty për të abuzuar, ne jemi gati të fusin në funksion transaksionet online që të evitohet ardhja dhe abuzimet në të gjithë drejtimet”, deklaroi Rama. N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!