E rëndë: Helmoi 25 fëmijë në kopsht, dënohet me vdekje mësuesja

schedule16:09 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:09 - 4 Tetor, 2020

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, pasi ajo akuzohet se helmoi 25 fëmijë, ku njëri pret tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Wang Yun u arrestua pasi fëmijët në një kopsht në qytetin Jiaozuo u dërguan me urgjencë në spital pas mëngjesit.

Gjykata tha se ajo vendosi nitrat natriumi në ushqimin e fëmijëve dhe ky incident i ndodhur 27 mars të vitit të kaluar tronditi të gjithë Kinën. Prej atëherë nisi një hetim i thellë policor.

Ndërkohë gjykata, vendosi përfundimisht të hënën që Wang të dënohet me vdekje, shkruan CNN.

Ajo e pranoi se në shenjë ‘hakmarrjeje’ kishte vendosur helm në mëngjesin e fëmijëve. Këtë e bëri pasi kishte debatuar për çështje që kishin të bëjnë me menaxhimin e nxënësve, ku përfshihej edhe ajo për keqmenaxhim.

Një nga fëmijët e helmuar vdiq në muajin janar pasi kaloi 10 muaj në spital. Dënimi ndaj saj, sipas praktikave, kryhet me injeksion vdekjeprurës ose me pushkatim. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!