Objektivi i fundit i Milanit në merkato është një qendërmbrojtës. Stefano Pioli e ka të nevojshëm një përforcim në repartin e prapavijës dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë hedhur sytë te Chelsea.
Maldini dhe Massara po tentojnë Antonio Rudiger, 27-vjeçarin e kombëtares gjermane (31 ndeshje dhe një gol me Pancerat). Trajneri Lampard nuk e ka në plane dhe lojtari mund të rikthehet në Serie A, aty ku ka luajtur më parë me Romën.
Il @acmilan spinge per #Rudiger, l’@inter rivuole #Moses in prestito, entrambi dal @ChelseaFC #calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 4, 2020
Klubi italian po punon për një huazim të shtatlartit sipas raportimeve të Sky Sport dhe Calciomercato. Edhe Interi po negocion me “Blutë e Londrës”.
Zikaltrit duan sërish në huazim Victor Moses, nigerianin e linjës së djathtë. 29-vjeçari u huazua tek Interi në janar dhe Antonio Conte i ka kërkuar drejtuesve t’ia sjellin në skuadër. /abcnews.al