Leipzig siguroi fitoren e dytë radhazi në shtëpi dhe numëron 7 pikë pas tre javëve kampionat. Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Champions League, triumfuan me rezultatin 4-0 kundër Schalke 04, që mbetet në vend të fundit me 0 pikë dhe 15 gola të pësuar!
Schluss bei #RBLS04! @DieRotenBullen setzen sich klar gegen @s04 durch! #Bundesliga pic.twitter.com/kMwBvQIohL
— BUNDESLIGA (@Bundesliga_DE) October 3, 2020
Miqtë rezistuan vetëm gjysmë ore lojë. Autogoli i Can Bozdogan zhbllokoi sfidën, teksa më pas erdhën rrjetat e Angelino dhe Willi Orban. Tre gola brenda 14 minutave dhe avantazh i trefishë për djemtë e Julian Nagelsman.
Në pjesën e dytë erdhi edhe rrjeta e Marcel Halstenberg. Mbrojtësi gjerman ktheu në gol një penallti të fituar dhjetë minuta përpara fundit të takimit, duke vulosur suksesin me “poker” të Leipzig. Krizë totale te “Blutë Mbretërorë”, teksa as ndryshimi në stol nuk solli efekt pozitiv. /abcnews.al