Besa merr tre pikët e para në kampionat. Ekipi nga Peja mposhti 2-1 në shtëpi Trepçën ’89 dhe i largohet Llapit të vendit të fundit.
Ardit Tahiri kaloi Besën në avantazh me golin e realizuar në minutën e tetë, teksa Da Silva dyfishoi në minutën e 34-t nga pika e penalltisë.
Miqtë nga Mitrovica hapën sfidën në minutën e 65-të. Goditja e Ardian Mujës përfundoi në rrjetë dhe ndeshja u bë më emocionuese.
Tensioni nuk mungoi në këtë përballje, teksa Diar Halili për vendasit dhe Takalani Mashau për miqtë u larguan me të kuqe në minutat e fundit. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, java e pestë
Besa-Trepça ’89 2-1
(Tahiri 8′, Da Silva (pen) 34′ / Muja 65′)