Është mbyllur takimi mes Atletico Madrid dhe Villareal, një ndër sfidat më të bukura të kësaj jave në La Liga, por që ka përfunduar në “thatësirë” golash, duke u mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0.
Sulmi i Atleticos, i përbërë nga Suarez dhe Joao Felix, nuk ia dolën që të gjenin rrjetën, por as dy sulmuesit e tjerë, Diego Costa dhe Yannick Carrasco, që u futen në minutën e 70-të.
Villareal tregoi një mbrojtje solide dhe djemtë e Emery, largohen nga Madridi me një rezultat pozitiv. Ndeshja e dytë radhazi ku Atletico vuan për të shënuar, pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj Huesca./abcnews.al
GOLAT/ ATLETICO MADRID 0-0 VILLAREAL