Skuadra e Wolverhampton ka plane të qarta për të ardhmen. Përveçse po krijojnë një ekip me moshë mesatare të re dhe që premton shumë për edicionet e ardhshme futbollistike, po mbajnë dhe yjet në ekip.
Largimi i Diogo Jotas ishte i pashmangshëm, me Liverpool që pagoi plot 40 milion sterlina, ndërsa nga Raul Jimenez, nuk kanë hequr dorë. Drejtuesit e “Ujqërve” kanë bindur bomberin 29-vjeçar të rinovojë.
Meksikani ka nënshkruar kontratën e re 4-vjeçare dhe do të jetë pjesë e Wolves deri në qershor të vitit 2024. Një firmë tepër e rëndësishëm për trajnerin Nuno Santo, i cili e sheh Jimenez si lojtarin kryesor të ekipit./abcnews.al
Raul Jimenez has signed a new four-year contract at Wolves ? pic.twitter.com/PxQXBSllzb
— GOAL (@goal) October 3, 2020