Interi ka në program një ndeshje shumë të vështirë kundër Lazio nesër. Zikaltrit i kanë fituar dy ndeshjet e para dhe synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe kundër lacialëve. Trajneri Antonio Conte ka dalë para mediave dhe ka folur për sfidën dhe për ccështje të tjera.
“Jemi në formë të mirë, pasi është ndeshja jonë e tretë në një kohë të shkurtër. E njëjta gjë vlen edhe për Lazion. Vjet kemi humbur katër ndeshje dhe një prej tyre ka qenë ndaj Lazio në Romë. Kështu që e dimë se është një ndeshje e vështirë. Normalisht ne duam të marrim një rezultat më të mirë se herën e kaluar.
Është ndeshje ndryshe nga ajo me Beneventon, ku ne duhet të ‘kafshonim’ menjëherë. Lazio është një ekip i shkëlqyer, që kishte ambicien të rivalizonte me Juventusin për titullin vjet. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre. Në të njëjtën kohë nuk duhet të humbasim identitetin tonë.
Të gjithë jemi kuriozë se si do të përgjigjet skuadra në një ndeshje si kjo. Gjithsesi e kam thënë edhe më parë që është pjesë e rrugëtimit tonë. Klubet e mëdha duhet të kenë identitetin e tyre, pavarësisht kundërshtarit me të cilin përballen. I respektojmë ata, por nuk i kemi frikë. Që kur kam ardhur tek Interi jam munduar të fus këtë mentalitet. Edhe pse mund të ketë pengesa herë pas herë, është e drejtë të vazhdohet në të njëjtën rrugë”, tha Conte.
Në takimet e para Interi ka mundur Fiorentinën 4-3 dhe më pas Beneventon 5-2. I ngacmuar me golat e pësuar, trajneri Conte shton: “Është e rëndësishme të jesh i balancuar dhe të shmangësh kundërsulmet. Nëse duhet të zgjidhja mes një barazimi 0-0 dhe një fitoreje 5-4, zgjedh opsion e dytë.
Në Itali fokusi është te rezultati, jo te mënyra si arrihet. Kështu që trajneri nuk duhet të lërë që kjo të ndikoje te futbollistët. Ne duhet ta shijojmë ndeshjen dhe nëse fitojmë atëherë është qershia mbi tortë. Futbolli i bukur është objektiv po as sa rezultati”. /abcnews.al

