Trafikuan 12 emigrantë të paligjshëm, “Perimetri” vë në pranga katër persona

schedule14:34 - 3 Tetor, 2020

schedule 14:34 - 3 Tetor, 2020

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm.

Sipas policisë të arrestuarit janë A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Ata u kapën në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë në dalje të Pogradecit u kapën N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast trafikimi klandestinësh në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri.”

Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të pestë për trafikimin e 12 emigrantëve të paligjshëm.

Arrestimi i tyre u bë në tre operacione të ndryshme të uniformave blu.

Policia arrestoi shtetasit A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Ata u kapën në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë në dalje të Pogradecit u kapën N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjiashtu u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!