Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka dalë para mediave dhe ka folur për sfidën e radhës me Spezia. Sigurisht nuk mund të mos kthehej pas, te kualifikimi në Europa League, apo të mos komentonte dëmtimet apo të afruarin e fundit, norvegjezin Hauge.
KUALIFIKIMI NË EUROPA LEAGUE – “Kaulifikimi në grupet e Europa League ishte një objektiv shumë i rëndësishëm për ne. E kishim në kontroll, por më pas gjithçka u bë më e vështirë. Duhet të përqendrohemi te e tashmë dhe të përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.
Nga situata të tilla del më i pjekur, më i fortë dhe më i gatshëm për përballjen e radhës. Na pret një udhëtim i gjatë, me nga dy ndeshje në javë. Nuk duhet të ndalemi vetëm pse jemi të lodhur. Kundër Spezia na pret një test i vështirë, pasi ata janë të motivuar prej fitores kundër Udinese në transfertë”.
SULMI – “Kemi disa mundësi për sulmin dhe kjo përfshin edhe ata që kanë qenë në stol. Hauge mund të luajë, ai është fizikisht më mirë se çdo lojtar tjetër. Problemi është se ai ka ardhur vetëm dje dhe duhet të njohë mënyrën e lojës. E kemi grumbulluar për këtë ndeshje, pastaj do të vendosim”.
DËMTIMET – “Kessie ka një dëmtim të lehtë dhe do ta shohim në stërvitje sot se si reagon. Ai është një prej lojtarëve që na ka mbajtur në këmbë. E dinim që do të ishte një fillim i lodhshëm dhe nuk kam pasur shumë alternativa në disa reparte. Gjithsesi duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të përfundojmë këto ndeshje”.
KUNDËRSHTARI – “Çdo ndeshje ka rreziqet e veta dhe duhet të përballemi me to. Spezia ka ndryshuar 15-16 lojtarë nga sezoni i shkuar, por ka ruajtur idetë taktike të trajnerit të tyre. Nesër ne duhet të jemi më të vendosur se ata për të marrë rezultat pozitiv.
OBJEKTIVAT E MERKATOS – “Unë do të flas vetëm për lojtarët që do të vijnë. Klubi po bën gjithçka për të përmirësuar nivelin e skuadrës dhe shpresoj që sa më shpejt të rikuperohet lojtarët e dëmtuar. Do të jetë një sezon i gjatë dhe i komplikuar”. /abcnews.al